MASH dhe DAP do të avancojnë edukimin financiar në shkollat fillore dhe të mesme

nga D. V.

Shkup, 17 tetor – Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike nënshkruan
memorandum për zbatimin e projekti, i cili ka për qëllim avancimin e edukimit financiar dhe
të njohurive tatimore te të rinjtë. Do të përfshihen të gjitha shkollat fillore dhe të mesme,
sepse, siç theksuan nënshkruesit e dokumentit – ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof.Dr.
Vesna Janevska dhe drejtorja e DAP-it, Elena Petrova – është jashtëzakonisht e rëndësishme
të krijojmë gjenerata që e kuptojnë rëndësinë e taksave, funksionimin e sistemit tatimor, rolin
e DAP-it dhe institucioneve të tjera financiare.
Edukimi do të realizohet në mënyrë interesante dhe interaktive – përmes lojërave,
simulimeve dhe punëtorive kreative, ndërsa njohuritë e fituara do të verifikohen përmes
kuizit tatimor, përkatësisht garës mes nxënësve. Aktivitetet në shkolla fillojnë në dhjetor dhe
do të realizohen deri në fund të vitit shkollor.
Janevska dhe Petrova presin efikasitet të lartë, ndërsa rezultatet e projektit mund të shërbejnë
si bazë për avancimin e programeve mësimore në të ardhmen.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More