Mbahet mbledhje komemorative për Agim Vatovcin

nga D V

Është mbajtur mbledhje komemorative për nder të Agim Vatovcit, ish-kryetari i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë.

Komuna e Vushtrrisë përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kontributi që Agim Vatovci ka dhënë për avancimin e të drejtave të njeriut e në veçanti për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, u vlerësua lart nga të pranishmit në këtë mbledhje komemorative.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nën patronazhin e të cilit u organizua mbledhja komemorative, tha se emri i Agim Vatovcit nuk do të harrohet asnjëherë.

“Qyteti i Vushtrrisë humbi një aktivist të pashoq që gjithë jetën u angazhua për avancimin e të drejtave të njeriut e në veçanti për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Puna e tij, do ta bëjë që emri i tij do të përmendet gjithherë me krenari”, tha kryetari Idrizi.

Agim Vatovci ka qenë kryetar i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara dhe avokues për të drejtat e njeriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More