Mbeturina të grumbulluara në çdo cep të kryeqytetit

nga Redaksia

Shkup, 23 shtator – Çairi edhe sot është në krye të listës së komunave me më shumë mbeturina të pa grumbulluara, kontejnerë të stërmbushur dhe deponi të krijuara rreth tyre, shkruan Alsat.

Qytetarët kërkojnë zgjidhje para zgjedhjeve lokale por sipas tyre, shpresat mbeten që pas zgjedhjeve të largohen mbeturinat që me ditë të tëra qëndrojnë pranë banesave apo trotuareve.

“I gjithë Shkupi është i tillë dhe për këtë arsye është fajtore kryetarja e Shkupit, është nën kompetencat e sajë e gjithë kjo. Komenti im është që gjithçka ka shkuar në humnerë, çfarë të them, nuk janë vetëm mbeturinat por edhe shumë gjëra tjera duhet të rregullohen”, tha një qytetar.

“Tmerr është, nga Petroveci erdha këtu dhe askund nuk janë grumbulluar mbeturinat, atë e shoh e tjetër nuk di”, u shpreh një qytetar.

”Unë kam qenë i punësuar në Higjienën Komunale dhe kjo asnjëherë nuk është parë. Ne çdoherë mbanim llogari, mendoj se kjo është e tepruar dhe është mëkat për qytetarët”, u shpreh një qytetar.

Ndërkohë nga Higjiena Komunale, thonë se aktivitetet po zhvillohen në përputhje me dinamikën e parashikuar dhe se për shkak të sasisë së shtuar të mbeturinave ndodh që të ketë vonesa në grumbullim.

“Në periudhën e fundit, Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale-Shkup është përballur me sasi jashtëzakonisht të shtuara të mbeturinave komunale, mbetje të rënda dhe të ndërtimit të hedhura si në kontejnerë ashtu edhe afër tyre, në zona publike dhe të trafikut. Për këto arsye, mund të ndodhë që të ketë vonesa në mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave në vende të caktuara”, thonë nga NP “Higjiena Komunale” Shkup. /Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More