Mbi 232 mijë nxënës u depistuan në shkolla për problematika dentare dhe të shikimit

nga D. V.

Depistimi dentar në shkolla apo për shikimin vijon ndërsa shihet si mënyra e duhur për të evidentuar dhe parandaluar problemet që mund të paraqiten tek nxënësit.

Kështu, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bëri me dije shifrat e deritanishme të depistimit në shkolla, nga ku rezulton 132,764 nxënës janë depistuar për problematika dentare dhe 102,201 për problematika të shikimit për vitin shkollor 2024–2025, duke garantuar zbulim të hershëm dhe rritje të shëndetshme.

Programi Kombëtar i Depistimit të Shikimit dhe Depistimit Dentar u siguron fëmijëve shërbime shëndetësore parandaluese brenda ambienteve shkollore.

Entela Stërkeshi, mjeke në shkollën “Vasil Shanto” në kryeqytet shprehet se kjo shkollë ka një kabinet shëndetësor që funksionon prej shumë vitesh.

“Në kabinetin mjekësor ofrohet shërbim shëndetësor, i gjithanshëm. Zhvillohet promocion shëndetësor, i cili bëhet në biseda individuale me nxënësit, por ofrohet edhe nëpër klasa të ndryshme. Jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me drejtorinë e shkollës me psikologun dhe koordinatorin e karrierës”, tha Stërkeshi.

Sipas mjekes, në këtë shkollë ka vite që zhvillohet Programi Kombëtar i Depistimit të shikimit dhe ky program zhvillohet në klasat e 3-ta, të 5-ta, 7-ta dhe të 9-ta.

“E bëjmë çdo dy vjet si program. Gjatë periudhës shtator-nëntor në shkollën “Vasil Shanto” është bërë depistimi i 538 nxënësve nga këto 69 janë rekomanduar për te mjeku specialist”, tha Stërkeshi.

Programi Kombëtar i Depistimit të Shikimit u zbatua për herë të parë në vitin 2022.

Ai përfshin tre etapa, dhe nis me aplikimin e menjëhershëm tek të porsalindurit, ku bëhet një vlerësim që në lindje të fëmijëve dhe më pas në gjashtëmujorin e dytë të jetës do të ketë një rivlerësim të dytë në strukturat e kujdesit shëndetësor në shkolla dhe qendrat shëndetësore.

Ky program parashikon vlerësimin okulistik/optometrik bazuar në protokollet e miratuara nga MSHMS dhe përgatitjen e një regjistri kombëtar për problemet e shikimit të fëmijëve.

Ndërsa, Programi i Depistimit të Kujdesit Dentar për fëmijët e grupmoshës 6-14 vjeç në shkolla synon ngritjen e kabineteve të reja dentare në shkollat e vendit. Për fëmijët e shkollave në zonat rurale ky shërbim është ofruar edhe me njësi të lëvizshme dentare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More