Është mbledhur sot Konferenca e Kryetareve në të cilën po shqyrtohen kërkesat e Partisë Demokratike për “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal” si dhe atë për “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë të organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 maj 2025”.
Gjithashtu do të shqyrtohet edhe kërkesa e një grupi deputetësh të opozitës “Për zhvillim të mocionit me debat”.
Gjatë fjalës së tij, nënkryetari i Kuvendit, njëkohësisht nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj, teksa ju drejtua mazhorancës tha se “duke zvogëluar liritë dhe hapësirat e opozitës, keni ngushtuar liritë e hapësirat tuaja jetike, politike e njerëzore”.
“Ajo që ndodhi dje ishte përsëri tentativa e radhës për të zvogëluar mekanizmat e kontrollit mbi Qeverinë dhe Institucionet”, tha Gjekmarkaj.
