Me këtë truk ju mund ta kuptoni nëse vaji është ngrohur mjaftueshëm për gatim

nga D V

Sa herë që duam të gatuajmë gjegjësisht të fërgojmë ushqim, nuk jemi kurrë të sigurtë nëse vaji është ngrohur mjaftueshëm.

Siç e dini, përpara se të vendosim ushqimin në tigan, ne duhet paraprakisht të vendosim vajin, e ta lëmë të ngrohet paksa.

Por, edhe nëse e bëjmë këtë, përsëri vaji ndodh që të na spërkat.

Megjithatë, ekziston një truk që mund t’ju ndihmojë se si ta dini nëse vaji është ngrohur mjaftueshëm për gatim.

Sipas një vlogeri të gatimit të ushqimeve, gjithçka që ju duhet është një lug druri për gatim.

Vendoseni lugën në vaj, dhe nëse shihni formimin e flluskave të vajit tek maja e lugës, do të thotë që është ngrohur mjaftueshëm dhe mund të vendosni ushqimin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More