Me pranga në duar të mbuluara me xhaketë, Ilir Beqaj mbërrin në Kuvend për të dëshmuar në Komision e Sterilizimit

nga D V

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka dalë sot nga qelia për t’ju drejtuar sallës së Kuvendit të Shqipërisë ku do të mbahet mbledhja e radhës e komisionit hetimor të Sterilizimit, ku do të dëshmojë.

I prangosur dhe me duart e mbuluara me xhaketë si dhe me dy policë që e mbanin për krahu, Beqaj ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit.

Ish-ministri është në arrest me burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, me koncensionin prej 100 milionë euro për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale në spitalet shtetërore.

Ai ka edhe një akuzë tjetër për abuzim me fondet e BE-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More