Shkup, 7 korrik – Ministria e Administratës pujblike sot e prezantoi Sistemin informativ për menaxhim me resurse njerëzore (SIMRNJ) me të cilin për herë të parë në shtet do të ketë pasqyrë të plotë dhe transparente për atë se kush dhe ku është i punësuar, por edhe sa rrogë merr. Pritjet janë se në platformën e vetme digjitale SIMRNJ, e cila është në pronësi të plotë shtetërore, deri në vitin 2026 do të përfshihen të gjitha 1.400 institucionet.
Siç theksoi kryeministri Hrisstian Mickoski në fjalimin e tij, implementimi i plotë i SIMRNJ-së paraqet hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të sistemit jashtë veglave partiake, i cili do të kontribuojë në ndërtimin e një administrate profesionale, stabile dhe rezistente. Një shtet modern nuk mund të ekzistojë me administratë të vjetëruar, vlerësoi Mickoski dhe thekosi se qytetarët presin shërbim të shpejtë dhe efikas, dhe jo, siç tha, labirinte byrokratike dhe pritje me muaj.
Ministri i Administratës publike Goran Minçev, ndërkaq i ceki risitë në Sistemin e modernizuar informativ dhe theksoi se pritjet janë se deri në vitin 2026 do të përfshihen të gjitha 1.400 institucionet në vend.
Lidhur me të punësuarit në administratën publike të cilët nuk e bëjnë punën e vet, ministri theksoi se do të formohet akademi përmes së cilës do të bëhet edukimi i të punësuarve ekzistues, me qëllim që ata të përfshihen në procesin e punës.

I pyetur nëse po mendohet për mundësinë për largim të të punësuarve nga sektori publik, ai tha se tani për tani “ai model nuk po hsqyrtohet, sepse ekzistojnë disa pako me pagesa për ndërprerje të punësimit”, por shtoi se dëshirojnë t’i venë në funksion të punësuarit ekzitsues”.
Për atë se si shteti do t’i detyrojë të shkojnë në punë ata të cilët marrin rrogë me vite, ndërkaq nuk shkojnë në punë, Minçev tha se janë përgatitur disa zgjidhje ligjore me të cilat do të rritet përgjegjësia disiplinore dhe në të cilat parashihet vërejtja, vlerësimi, ndëshkimi me 20 për qind, si dhe largimi nga puna.
“Në zgjidhjet e reja ligjore parashohim nivel të rritur të përgjegjësisë disiplinore. Shumë vështirë, me të drejtat që i kanë të punësuarit, mund të ndërmerrehsin çfarëdo lloj hapash. Këtu janë paraparë disa zgjidhje, siç janë vërejtja, vlerësimi, ndëshkimi me 20 për qind dhe në fund largimi nga puna. Atë cikël të përgjegjësisë disiplinore e thjeshtësuam me qëllim që të themi qartë se duam të kemi të punësuar në administratë publike të cilët japin kontribut”, tha Minçev.
 
			        
 
			        