“Më vjen turp të futem edhe në listat e mbyllura të PD”, deputeti Sula i përgjigjet Bylykbashit: Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, bie parimi i primareve

nga D V

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula është shprehur se “Breaking” me Fiori Dardhën se ndryshimet në Kodin Zgjedhor favorizojnë kryeministrin Rama dhe dëmtojnë shumë opozitën.

Ai iu përgjigj edhe negociatorit të PD-së për ndryshimet në Kod, Oerd Bykykbashi, sipas të cilit një pjesë e listës do të mbahet e mbyllur, për të ruajtur figurat politike të partisë.

“Dëgjova Bylybashin që tha se listat po i mbyllim për të ruajtur të mos futen njerëzit nga jashtë. Në këtë mënyrë bie parimi i primareve. Unë besoj që i bëri dëm opozitës ndryshimi i Kodit Zgjedhor. Unë do detyroj pështyma deri sa të mbarojnë zgjedhjet, por kam frikë që e kanë parashikuar gabim. Unë edhe të më fusin në ato lista të mbyllur nuk e pranoj se më vjen turp”, tha Sula.

Vetëm për 35 mandate do të ketë garë. Në këtë mënyrë listat janë të mbyllura, jo të hapura. Partia mund të bëjë emërime, nga kryeministri deri te drejtorët, por jo të emërojë deputetët. Unë mund të marr 30 mijë vota dhe ato nuk vlejnë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More