Meloni nesër nis vizitën 4 ditore në Kinë

nga Xh M

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kinë nga data 27 deri më 31 Korrik, me ftesë të kryeministrit kinez Li Qiang. Media kineze deklaron se do të jetë kreu i qeverisë kineze i cili do të zhvillojë takimin e parë me kryeministren Meloni dhe më pas një tjetër takim i rëndësishëm i saj me presidentin kinez Xi Jinping.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës, në një deklaratë zyrtare është shprehur se “Italia dhe Kina janë dy vende me civilizim të lashtë dhe se të dyja vendet janë partnerë në bashkëpunimet reciproke në shumë fusha. Një stabilitet Itali-Kinë është në shërbim të mirë mes të të dyja vendeve si dhe rrit zhvillimin e civilizimit rajonal”.
Vizita në Kinë e kryeministres Giorgia Meloni, tregon hapur se “largimi i italisë nga projekti gjigand “Një brez-një rrugë”, nuk është për shkak të përfitimeve politike të Melonit, por një presion nga vende të njohura perëndimore. Ky largim nuk do të thotë mosbashkëpunim me kinën në tregun ekonomik, pasi të dyja vendet janë partnerë strategjikë”.
Tashmë që pozita e kryeministres Giorgia Meloni është konsoliduar më tej, ajo ka nevojë për bashkëpunim dhe ndihmë nga Kina, sidomos pas vizitës më të fundit në SHBA. Bashkëpunime praktike dhe komunikim të fortë me kinën, priten gjatë vizitës katër ditore të kryeministres Meloni në Kinë.
Viti 2024 shënon edhe përvjetorin e 20-të të “bashkëpunimit strategjik Kinë-Itali, duke zhvilluar më tej shpirtin e Rrugës së Mëndafshit, rrit besimin mes dy popujve, zhvillimin kulturor dhe stabilitetin botëror”.
Kjo është vizita e parë e një zyrtari italian në Kinë që pasi Italia u bë pjesë zyrtare e projektit “Një brez-një rrugë”, edhe pas largimit të vendit nga ky projekt, por edhe e para gjithashtu edhe për Melonin që pas marrjes së detyrës si kryeministre e italisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More