Memov: Janë siguruar rreth një milion dollarë për digjitalizimin e arkivit të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor

nga Xh M

Shkup, 30 tetor – Në kuadër të projektit SIAP i cili realizohet përmes Bankës Botërore, janë siguruar rreth një milion dollarë për fillimin e digjitalizimit të arkivit të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë. (SPIM)

Siç informoi sot drejtori i Fondit, Nikola Memov, anëtarët e Këshillit Drejtues, përveç aktiviteteve të rregullta në periudhën e kaluar, janë nënshkruar dy memorandume bashkëpunimi, njëri me “Promedika Oftalmologjia”, “Sistina Oftalmologjia” dhe Unionin e Shoqatave të Pensionistëve, ndërsa i dyti me Odën e Përmbaruesve dhe Ministrinë e Drejtësisë. Me Memorandumin e parë, sipas Memov, pensionistët marrin përfitime të caktuara në mbrojtjen e shëndetit të tyre, ndërsa i dyti do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit të punës së Fondit, sepse deri më tani institucioni ka shpenzuar burime dhe njerëz për zbatimin e urdhrave nga përmbaruesit.

Kryetarja e Këshillit Drejtues, Jasmina Vukiçeviq i përshëndeti aktivitetet e ndërmarra të cilat, tha, do të ndikojnë pozitivisht ndaj pensionistëve dhe jetëve të tyre.

“Veçanërisht më gëzon fakti që arkivi i Fondit do të digjitalizohet në periudhën e ardhshme, me çka do të sigurohet baza e të dhënave dhe e njëjta do të mbrohet, ndërsa do të modernizohet edhe puna e Fondit në këtë segment”, tha Vukiqeviq.

Anëtarja e Këshillit Drejtues, Stanka Trajkova, theksoi se Memorandumi i nënshkruar me “Promedika Oftalmologjia”, “Sistina Oftalmologjia” do të mundësojë që pensionistët nga i gjithë vendi të realizojnë përfitime në kontrolle, trajtime dhe intervenime operative, sepse deri më tani ka pasur bashkëpunim, por vetëm për pensionistët nga disa qytete.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More