Mëngjesin e sotëm shkollat iu rikthyen normalitetit, pas votimit të djeshëm

nga D. V.

Shkup, 20 tetor – “Një ditë pas zgjedhjeve lokale 2025 shkollat janë kthyer sërish në normalitet. Jemi në shkollën “7 marsi” të komunës së Çairit ku kishte numrin më të madh të qendrave të votimit, mësimi sot po zhvillohet në kushte të zakonshme. Përfaqësuesit e këtij objekti shkollor tregojnë se mbrëmë deri në orët e vona kanë pastruar dhe kanë rikthyer në vendin e tyre bankat dhe karriget me qëllim që nxënësit sot të vijojnë procesin mësimor pas asnjë pengesë”.

Personat përgjegjës për mirëmbajtjen e shkollës thanë se akoma po vazhdojnë të heqin një pjesë të afisheve të ngjitura në dyert dhe muret e klasave. Përgjegjësja për Arsim, Mjellma Gashi tha se edhe në 11 shkollat e tjera të Çairit mësimi ka nisur pa asnjë pengesë.

“Si çdo proces i zgjedhjeve, të nesërmen procesi arsimor vazhdon në mënyrë të rregullt, sot ka fillu çdo shkollë pa pengesa, të gjithë nxënësit janë në bankat shkollore, çdo gjë është në rregull. Për votim u shfrytëzuan të gjitha shkollat e Çairit? Po, të gjitha shkollat pasiqë edhe numri i banorëve në Komunën e Çairit është shumë i madh”, tha Mjellma Gashi, përgjegjëse për Arsim.

Një pjesë e shkollave fillore në vend do të shfrytëzohen për votim edhe në rrethin e dytë të Zgjedhjeve Lokale./Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More