Meta uron Vitin e Ri 2025: Viti i lirisë dhe i ndryshimit për të gjithë shqiptarët

nga D V

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili ndodhet në masën e sigurisë “Arrest me Burg”, me kërkesë të prokurorisë Speciale Anti-korrupsion, në kuadër të një hetimi të nisur ndaj tij, ka uruar sot të gjithë shqiptarët për vitin e ri 2025.

Në një postim në rrjetet sociale, ku ndau dhe foto nga ngjitja në majën e Jezercës, Meta tha se viti 2024, ishte një vit shumë i vështirë.

“Të nderuar qytetare dhe qytetarë shqiptarë! Vetëm pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve. Siç është zakon secili nga ne bën edhe një bilanc.

Mbyllim një vit shumë të vështirë, plot sfida të panumërta dhe beteja të përbashkëta.
Më shumë se gjysmën e shqiptarëve, në veçanti pensionistët, ky vit që po troket i gjen në varfëri ekstreme, të pastrehë, të braktisur dhe të përjashtuar nga regjimi aktual, që vrau shpresën edhe për të rinjtë”, shkruan Meta.

“Përpjekja e hapur dhe e dhunshme për asgjësimin e demokracisë dhe pluralizmit politik avancoi si kurrë më parë. Përpara kemi një malore jo të lehtë. E megjithatë duhet të jemi shumë besimplotë se do të ngjitemi në majë sepse kauzat e mëdha dhe ekzistenciale, qëndresa, vendosmëria, dinjiteti dhe patriotizmi ynë e bëjnë të pashmangshme Triumfin e së Mirës ndaj së Keqes dhe Fitoren e përbashkët që po sjell ky Vit i Ri.

Me përkushtim, dashuri dhe vëmendje ndaj gjërave të mira dhe të bukura, me vullnet, forcë e përgjegjësi, me energji pozitive, mençuri dhe vizion ne të gjithë bashkë do ta bëjmë realitet ëndrrën e bukur të të rinjve për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa!
Nga zemra ju uroj të jetë ky Vit i Ri plot me gëzime, shëndet, mbarësi, dashuri dhe suksese për ju, familjet tuaja dhe të afërmit kudo që janë! Gëzuar 2025!”, mbyll mesazhin e tij Meta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More