Shkup, 29 shtator – Retorikën dhe nervozën e mbrëmshme të liderit të BDI-së Ali Ahmeti, lideri i Lëvizjes Demokratike dhe kandidat për kryetar të komunës së Çairit, nga Koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, e sheh në, siç thotë, lidhjet dhe lobistët e “botës serbe”, nuk është askush tjetër, por djali dhe familja e tij”, dhe se “kanë frikë nga përgjigjja e popullit më 19 tetor”.
“Sërish, 107 mijë votues shqiptarë, të cilët nuk kanë votuar për Ahmetin, po akuzohen dhe përshkruhen me fjalët të shëmtuara, por ata do të dinë të përgjigjen më 19 tetor. Kjo tregon shqetësimin mes radhëve të Ahmetit, familjes së Ahmetit dhe anëtarëve të tij. Ata kanë frikë nga përgjigjja e popullit. Nuk është hera e parë që Ahmeti, i ka fyer edhe në të kaluarën, i ka akuzuar rëndë edhe banorët e Tetovës. Ky nuk është shpërthimi i parë i tij i këtij lloji, por kjo tregon për shqetësimin në radhët e tij”, deklaroi Mexhiti, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve sot në konferencën për shtyp për prezantimin e fushatës së tij si kandidat për kryetar të komunës së Çairit në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Sipas Mexhitit, dje Ahmeti ka folur për gjithçka dhe çdo gjë, por asgjë për një tezë që e ka ngritur në nivelin më të lartë gjatë gjithë vitit, për “botën serbe”.
“Këtu e shoh edhe shqetësimin e Ahmetit, sepse në fund doli që lidhja dhe lobistët e botës serbe nuk janë askush tjetër, përveç djalit të tij dhe familjes së tij. Ajo që dua të theksoj është se, nuk është më çështje rastësie, por për strategji. Nga 80 komuna në Maqedoni, Daka Davidoviq e zgjodhi Tetovën, ku ka udhëhequr BDI. Kazinotë që po vërshojnë nga “bota serbe” erdhën përmes Artan Grubit, kreditë e shpejta nga Radojçiq, i cili u dëbua nga Kosova, mori ministrin e financave të BDI-së dhe Alta bankën, përmes askujt tjetër, por përmes familjes dhe BDI-së vjen në Maqedoni, me pëlqimin dhe ndihmën e tyre, ku edhe ata vetë janë aksionarë. Nga kjo është e qartë pse tani Bujar Osmani si MPJ kishte qëndrime proserbe për Mitrovicën në Kosovë, pse 11 herë shkoi në Beograd dhe asnjëherë në Prishtinë. Dhe kjo qartë tregon pse Ahmeti ishte i shqetësuar mbrëmë”, tha Mexhiti.
