Mexhiti, Ibrahimi dhe Fetai takuan Sadikun, VLEN do ta mbështesë kandidatin e pavarur për kryetar të komunës së Studeniçanit

nga D. V.

Shkup, 28 tetor – Nga koalicioni VLEN njoftojnë se përfaqësuesit e koalicionit, Izet Mexhiti, Zeqirija Ibrahimi dhe Arben Fetai, zhvilluan takim me kandidatin e pavarur për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Azem Sadikun. Nga VLEN thonë se në raundin e dytë t[ zgjedhjeve lokale, do ta mbështesin Sadikun.

“Në takim u diskutua për bashkërendimin e mbështetjes së VLEN-it në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, si dhe për planet zhvillimore të Studeniçanit dhe mundësitë që hapen për këtë komunë në bashkëpunim me pushtetin qendror.
VLEN dhe kandidati Sadiku ndajnë vizionin e përbashkët për zhvillimin e Karshiakës, për investime të reja, përmirësim të infrastrukturës dhe ndërtimin e një komune moderne e të qëndrueshme. Kandidati Azem Sadiku shprehu mirënjohje për mbështetjen e VLEN-it dhe u zotua se do të vazhdojë projektet e filluara dhe do të punojë me përkushtim për interesat e qytetarëve të Studeniçanit”, thonë nga VLEN.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More