Shkup, 8 gusht – Dr. Muhamed Murtezi do të jetë bartës i listës së këshilltarëve të VLENI-t për Komunën e Çairit, kumtoi sot zëvendëskryeministri i parë dhe kandidat për kryetar komune, Izet Mexhiti.
“Është e përcaktuar, bartës i listës për këshilltarë në Komunën e Çairit është Dr. Muhamed Murtezi, një njeri që vjen jashtë politikës, ai është një vlerë e shtuar për VLEN. VLEN do të dalë me kandidatë të pavarur diku, në këtë rast del me Muhamed Murtezin, i cili vjen nga sektori civil dhe i cili ka bërë atë që e ka në parim- t’u shërbejë qytetarëve dhe shoqërisë, tha Mexhiti pas hapjes së objektit të ri “Bambi”, i cili është pjesë e IPKKF “Fidani” në Komunën e Çairit.
Lidhur me atë që kundërshtari i tij nga BDI-ja për Çairin, Bujar Osmani, ua përmend ndërtimet pa leje, Mexhiti theksoi se ai ka të drejtën më të vogël morale të flasë për këtë, sepse, siç theksoi, jeton në një shtëpi të ndërtuar pa leje.
“Është mirë që Bujari të përmendë më parë se jeton në një ndërtesë pa leje. Shtëpia ku jeton është ndërtuar si ndërtesë pa leje prej tij dhe është legalizuar, pastaj për tjerat? Ai ka të drejtën më të vogël morale të flasë për këtë. Sidoqoftë, edhe nëse është e legalizuar, prapë është një ndërtesë pa leje. Ai ka qenë ministër në disa pozicione gjatë gjithë kohës, dhe ka ndërtime pa leje të legalizuara. Ai dëshiron që kjo të mos u lejohet qytetarëve të zakonshëm, rasteve sociale që nuk kanë listë pronësore”, tha ai.
Zëvendëskryeministri beson se ndërtimet e paligjshme nuk do të jenë një temë e madhe në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale.
“Jo, jo. Mendoj se kjo është tejkaluar. Ka një moratorium për ndërtimet pa leje. Nëse dikush nuk ka të drejtë të flasë moralisht, ai është njeriu që jeton në një ndërtesë pa leje, është Bujar Osmani”, deklaroi ai.
Në pyetjen e gazetarëve se ka dilema se ai është banor i Butelit, Mexhiti theksoi se ka lindur dhe ka jetuar në Çair gjatë gjithë këtyre viteve.
“Epo, do të ketë një fushatë zyrtare, do t’ju informojmë zyrtarisht, këto janë çështje teknike. Unë kam lindur dhe kam jetuar gjatë gjithë këtyre viteve në Çair, tha ai
