Tetovë, 14 maj – Izet Mexhiti nga VLEN thotë se BDI po kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare sepse po e sheh që po i ik anëtarësia dhe struktura e partisë, përcjell TV21. I pyetur për legjitimitetin, respektivisht për numrin e deputetëve shqiptarë në shumicën parlamentare, Mexhiti tha se loja nuk ka mbaruar.
“Sa i përket deputetëve. Mendoj që loja nuk ka përfunduar, loja ka filluar. Nëse kanë menduar që me largimin e z.Taravarit ka përfunduar loja, atëherë do të shohim në vijim se kjo lojë dmth do të vazhdojë dhe do të luhet në terrenin e Fronit Europian”, tha Mexhiti.
https://www.instagram.com/tv21hd/?utm_source=ig_embed&ig_rid=7f261cf9-5dc4-4a96-85b4-e0b3dbd32f31