Mexhiti nderon Xhavit Hasanin – Histori e gjallë e ndërgjegjes kombëtare

nga Redaksia

Shkup, 7 shtator – Kandidati për kryetar komune në Çair, Izet Mexhiti në rrjetin social facebook në profilin, ka shprëndare foto nga takimi me Xhavit Hasanin, duke e cilësuar se ai është histori e gjallë e ndërgjegjës sonë kombëtare, transmeton Zhurnal.mk

“Takimet me Xhavit Hasanin janë gjithnjë të këndshme, sepse ai është histori e gjallë e ndërgjegjës sonë kombëtare.

Ai nuk është vetëm dëshmitar, por edhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në ngjarjet më të rëndësishme për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Kontributi i tij në të gjitha betejat historike të kombit tonë ishte e mbetet shembull frymëzimi për gjeneratat e reja, të cilat sot jetojnë të lirë për shkak të angazhimit të palodhur të z. Hasanit me shokë.

Të bisedosh me Xhavitin do të thotë të prekësh historinë nga afër, të kuptosh rrugën e mundimshme të kombit tonë dhe të ndiesh forcën e idealit, që i dha jetë lirisë. Respekt e mirënjohje përherë për të!”, ka shkruar Mexhiti

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More