Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

nga Xh M

Shkup, 23 tetor – Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në një intervistë për televizionin Alsat M, ka folur hapur për mundësinë që të marrë drejtimin e lëvizjes politike VLEN.

I pyetur nëse do të pranonte të bëhej lider i VLEN-it, Mexhiti u shpreh se nuk i shmanget përgjegjësive, por një vendim i tillë duhet të jetë rezultat i unitetit të plotë brenda koalicionit.

“Unë nuk i iki përgjegjësisë. Nëse njëzëri pajtohen të gjithë brenda VLEN-it, atëherë unë pranoj ta udhëheq si parti,” deklaroi Mexhiti.

Deklarata e tij vjen në një moment kur pas suksesit në zgjedhjet lokale, VLEN shihet si forca kryesore politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ndërsa brenda koalicionit tashmë po zhvillohen diskutime për strukturimin e ardhshëm të partisë dhe udhëheqjen politike.

Mexhiti, i cili shënoi fitore bindëse në Çair, shihet nga shumë analistë si një figurë konsensuale, me ndikim të gjerë politik dhe me potencial për të konsoliduar VLEN-in si forcë të qëndrueshme dhe moderne shqiptare në vend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More