Mexhiti nga “Hasan Prishtina” – Serovë: Kemi sjellë tashmë 100 milionë euro investime, synimi ynë është të sjellim edhe 200 milionë

nga Redaksia

Shkup, 19 shtator – Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti sonte hapi shtabin e VLEN-i në Lagjen Serovë, duke theksuar se ky është fillimi i një rruge të re për Çairin. Një rruge që nuk ndërtohet me premtime boshe, por me punë konkrete, transmeton zhurnal.mk

Me formimin e VLEN-it, politika shqiptare është fuqizuar. Ne, vetëm për një vit qeverisje, kemi dëshmuar se ndryshimi është i mundur.

Për Çairin e së ardhmes kemi sjellë tashmë 100 milionë euro investime. Synimi ynë është të sjellim edhe 200 milionë të tjera për ta ndryshuar rrënjësisht fizionominë e komunës.

Ata që e sollën Botën Serbe sot ende flasin për të. Ndërsa ne flasim për projekte konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve.”, bëri të ditur Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More