Mexhiti nis restaurimin e Çarshisë së Vjetër: 29 milionë denarë për ruajtjen e identitetit të Shkupit

nga Redaksia

Shkup, 5 gusht – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka njoftuar nisjen e një projekti madhor për restaurimin dhe konzervimin e kalldrëmeve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, me një investim prej 29 milionë denarësh.

Mexhiti theksoi se Çarshia e Vjetër është “zemra pulsuese” e qytetit dhe baza mbi të cilën është ndërtuar jeta qytetare e Shkupit, ku ndër shekuj janë zhvilluar tregtia, mjeshtëria dhe bashkëjetesa mes komuniteteve.

Projekti përfshin:

  • Rikonstruksion të plotë të kalldrëmeve;
  • Vendosje të kabllove nëntokësore;
  • Ndërrim të gypave të dëmtuar në rrugët Samarxhiska, Kovaçka, Petar Mihov dhe Saraçka.

Punimet do të zhvillohen në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e zejtarëve. Gjatë takimit me përfaqësuesit e ESNAF-it, Mexhiti garantoi se dinamika e punës së tyre dhe aktiviteti i përditshëm i Çarshisë do të respektohen, ndërsa komunikimi i rregullt dhe konsultimet me komunitetin do të jenë pjesë e pandashme e zbatimit.

“Ky projekt është vazhdimësi e përkushtimit tonë për të mbrojtur një hapësirë me vlera të rralla kulturore, historike dhe tregtare, që përbën identitetin e Shkupit”, deklaroi Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More