Mexhiti: Përkushtim i vazhdueshëm dhe projekte konkrete për zhvillimin e Dyqanxhikut dhe gjithë Çairit

nga D. V.

Shkup, 24 shtator – Kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga VLEN, Izet Mexhiti, në hapjen e Shtabit Lokal Zgjedhor në lagjen Dyqanxhik, theksoi përkushtimin dhe projektet e ndërmarra në shërbim të zhvillimit të Dyqanxhikut dhe të gjitha lagjeve të Çairit, si dhe rëndësinë e dimensionit kombëtar në administrimin e komunës.

Gjatë fjalimit, Mexhiti theksoi se Dyqanxhiku është shndërruar në një lagje tregtare, ku bizneset dhe familjet po përfitojnë nga investimet e bëra bashkë me komunitetin. Ai përmendi projektet e realizuara për këtë lagje dhe investimet tashmë të siguruara si:

•Ndryshimi i emrit dhe rinovimi i shkollës “Jashar Beu” dhe përgatitja e hapësirës për sallë sportive.
•Legalizimi i objekteve dhe rëndësinë e rrugës së njohur si “Rruga e Plastikave” për zhvillimin e biznesit dhe jetës së banorëve.
-Investim prej 2 milionë eurosh për infrastrukturën rrugore, ujësjellësin, kanalizimin dhe rrjetin atmosferik të Dyqanxhikut, .
•Fillimi i ndërtimit të kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”, i cili do të përfundojë brenda dy viteve dhe do të jetë i qasshëm për rininë e Dyqanxhikut dhe lagjeve përreth që do ta kenë vetëm 3-4 minuta afër këtë objekt modern
•Realizimi i parkingut nëntokësor te Sheshi “Skënderbeu” (25 milionë euro) dhe hapja e parkingut në afërsi Dyqanxhikut që nuk ka funksionuar që 40 vite.

Mexhiti theksoi se banorët e Çairit për herë të parë po e ndjejnë mbështetjen e fuqishme të Qeverisë në realizimin e projekteve kapitale dhe se investimet po shërbejnë për përmirësimin e standardit të jetesës së banorëve.

Ai gjithashtu bëri apel që qytetarët të vlerësojnë punën e bërë gjatë këtij viti dhe të mobilizohen për të mbështetur vazhdimin e zhvillimit të komunës, duke i dhënë votën atij dhe koalicionit VLEN për të vulosur fitoren që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale më 19 tetor.

Mexhiti nënvizoi poashtu rëndësinë e aspektit kombëtar, duke deklaruar:

“Unë mendoj dhe e them me shumë përgjegjësi që nuk ka asnjë komunë tjetër shqiptare në Maqedoni që ka më shumë emra të historisë më të lashtë prej periudhës ilire e deri te historia më e re. Nuk ka asnjë komunë që ka më shumë emërtime shqipe të shkollave, çerdheve, të institucioneve arsimore, institucioneve tjera të përgjithshme siç ka në Çair. Kjo nuk ka ndodh rastësisht, këto i kemi bërë bashkë me ju, edhe bukur ka qenë e rëndë edhe kur ka qenë e lehtë, iu kemi dalë zot këtyre
çështjeve”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More