Mexhiti: Punimet në Çair të Vjetër dëshmi e fillimit të një epoke të re zhvillimi

nga Xh M

Shkup, 21 tetor – Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Çairit nga radhët e koalicionit qeveritar VLEN, Izet Mexhiti, ka vazhduar punën në terren, duke dëshmuar përkushtimin e tij për zhvillimin e komunës.

Në një postim në facebook, Mexhiti ka theksuar se punimet në Çair të Vjetër po ecin me ritëm të lartë, ndërsa çdo segment i ndërtimit të rrugëve po realizohet sipas standardeve më të larta të cilësisë dhe infrastrukturës moderne.

“Me intensitet të madh dhe përkushtim të plotë, po vazhdon ndërtimi i rrugëve në Çair të Vjetër. Çdo ditë punohet me plan dhe me përgjegjësi, që Çairi të ketë zhvillimin që e meriton. Komunë e rregullt dhe e denjë për qytetarët tanë”, ka shkruar Mexhiti.

Sipas kryetarit Izet Mexhiti në këtë mënyrë përmbushen premtimet e dhëna gjatë fushatës, duke e vendosur Çairin në rrugën e transformimit urban dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Qytetarët tashmë po shohin nga afër rezultatet e para të një qeverisjeje me vizion, përkushtim dhe transparencë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More