Mexhiti takoi ambasadoren e Japonisë Kawahara Setsuko

nga Xh M

Shkup, 7 prill – Zëvendsëkryeministri i Parë dhe ministër i mjedisit jetësor dhe planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti priti sot në një takim pune ambasadoren e Japonisë në shkup, E.S. Kawahara Setsuko.

Mexhiti dhe Setsuko theksuan rëndësinë e partneritetit të ngushtë dhe afatgjatë midis dy shteteve në tërësi, deh veçanërisht në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Mexhiti tha se ky takim është një dëshmi e angazhimit të Qeverisë së re për të intensifikuar bashkëpunimin me Japoninë, dhe realizimin e përbashkët të iniciativave të qëndrueshme të mjedisit dhe zhvillimit të gjelbër në Maqedoninë e Veriut.
Ambasadorja japoneze shprehu gatishmërinë e Japonisë për të vazhduar mbështetjen ndaj projekteve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e natyrës, përmirësimin e cilësisë së ajrit, menaxhimin e ujërave dhe ruajtjen e biodiversitetit në Maqedoninë e Veriut.

Mexhiti falënderoi Japoninë për mbështetje e deritanishme dhe për ekspertizën që ajo ka ofruar në implementimin e projekteve mjedisore në vend por edhe rajon, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në trajtimin e çështjeve globale si ndryshimet klimatike dhe ruajtja e biodiversitetit, duke vlerësuar mundësitë që ofron ky partneritet.

Ambasadorja Setsuko dhe ministri Mexhiti shprehën angazhimin e të dyja palëve për të vazhduar me partneritetin në vazhdim, duke siguruar që bashkëpunimi i ngushtë të çojë në përmirësimin e kushteve të mjedisit për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More