Shkup, 16 qershor – Ministria e Financave (MF) së bashku me Zyrën e OKB-së në Shkup sot në Klubin e deputetëve organizon ngjarje në të cilën do të prezantohet Marrëveshja për financim të aktiviteteve të përbashkëta.
Siç njoftojnë nga MF, fjalime hyrëse do të kenë ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska Koçoska dhe koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara në vend, Rita Kolumbia.
