Mickoski: Do të propozoj që marketet të publikojnë çmimet e produkteve të tyre

nga D V

Shkup, 11 shkurt –  Kryeministri Hristijna Mickoski, në seancën e sotme të qeverisë tha se do të propozojë një masë për çmimet e larta të produkteve ushqimore bazë, e ajo është që të gjitha supermarketet e mëdha të shpallin publikisht çmimet e produkteve të tyre.

“Të gjitha zinxhirët e këtyre hipermarketeve duhet të kenë një faqe publike në të cilën do të publikojnë të gjitha çmimet e të gjitha produkteve që kanë në tregjet e tyre. Që qytetarët të shohin qartë se cilat janë çmimet dhe të vendosin vetë. Siç kanë disa vende në botë, le t’i ndjekim ato trende”, tha Mickoski në pyetjen e gazetarit se çfarë masash do të ndërmarrë Qeveria për uljen e çmimeve.

Ai theksoi se janë duke u shqyrtuar disa masa për uljen e çmimeve të produkteve, por vendimi do të merret pas informimit dhe analizës së Inspektoratit Shtetëror të Tregut në seancën e sotme të Qeverisë.

Ndryshe, të premten e kaluar një pjesë e qytetarëve sërish bojkotuan marketet e mëdha në vend, duke shprehur revoltën për çmimet e produkteve bazë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More