Mickoski: Është i qartë fituesi në zgjedhjet lokale, kam besim në zgjidhjet e propozuara të kuadrove

nga Redaksia

Zërnovc, 21 shtator – Mundohem të dërgoj porosi që janë mbi situatën, porosi qetësie. Janë zgjedhje, është logjike që ka një shkëndijë në komuna të caktuara në të gjithë Maqedoninë. Do të ishte e palogjikshme nëse nuk do të ishte kështu. Edhe pse fituesi i këtyre zgjedhjeve lokale është i qartë, ne tashmë po bëjmë një plan për të nesërmen sepse e nesërmja do të thotë një qeveri e fortë, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni dhe një numër i madh komunash të udhëhequra nga koalicioni qeveritar. Po mendojmë për të nesërmen e zgjedhjeve, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski pasi vendosi gurthemelin e Shtëpisë së Personave të Moshuar në Komunën e Zërnovcit.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse është i kënaqur nga kandidatët e propozuar për kryetarë të komunave, kryeministri thotë se janë munduar të jenë objektivë dhe në bazë të asaj që e kishin në dispozicion, si informacione, të marrin vendim më të mirë.  

“Kam besim në secilën prej zgjidhjeve të propozuara të kuadrove. Kam besim se ato do të tregojnë rezultate të jashtëzakonshme. Ne jemi këtu për të monitoruar punën e tyre në baza ditore dhe nëse shohim se kemi rënie në dinamikën dhe ritmin e zbatimit të politikave që u janë premtuar qytetarëve, t’i paralajmërojmë ata. Në mënyrë që askush të mos jetë i përjetshëm dhe asgjë të mos i jetë e garantuar askujt dhe e dhënë a priori paraprakisht. Secili do të duhet të bëjë çmos, ajo që u është premtuar qytetarëve duhet të zbatohet”, theksoi kryeministri në Zërnovc.

Kryeministri Mickoski deklaroi se si parti politike dhe si Qeveri kanë treguar se janë të gatshëm për bashkëpunim me mediat. “Raporti i fundit për transparencën e institucioneve tregon një hap të madh për Qeverinë, nuk jemi të parët, jemi të tretët, por jemi në podium dhe shpresoj që në matjen tjetër do të jemi të parët”, tha Mickoski, duke shtuar se gjithçka është gati në shtabe, janë në terren dhe po përpiqen të arrijnë kudo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More