Mickoski: Fillim të mbarë të vitit të ri shkollor, Qeveria vazhdon të investojë në arsim cilësor

nga D. V.

Shkup, 1 shtator – Më të rinjve dhe mësimdhënësve dua t’ju përcjell dy mesazhe. Këto janë vite kur mësoni për dy vlera shumë të rëndësishme, e ato janë familja dhe atdheu, Maqedonia jonë. Jam i bindur se mësuesit do t’i përcjellin në mënyrën e duhur dhe në frymën e vërtetë vlerat që nxënësit e klasës së parë duhet t’i mësojnë për familjen e tyre – për nënën, për babanë, për gjyshen dhe gjyshin – por gjithashtu edhe për atë që quhet atdhe, Maqedonia jonë e bukur, sepse atë që nxënësit e klasës së parë do ta mësojnë tani, do ta praktikojnë gjatë gjithë jetës së tyre.

Ky është mesazhi që kryeministri Hristijan Mickoski u dërgoi nxënësve të vitit të parë me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, i cili së bashku me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska ku vizituan Shkollën fillore “Kiril Pejçinoviq” në Komunën e Kisella Vodës.

“Edhe një herë ju uroj orë dhe ditë të lumtura shkollore për nxënësit e klasës së parë, por gjithashtu edhe të gjithë nxënësve që sot fillojnë orën e parë të shkollës u uroj një vit shkollor të mbarë dhe të suksesshëm. Zoti na e bekoftë Maqedoninë!”, ka thënë Mickoski.

Dërgoi porosi ku vlerëson se për të janë të rëndësishme, por edhe për të gjithë ne në përgjithësi si gjeneratë.

“Ndoshta për herë të parë pas shtatë viteve, nxënësit në ditën e parë të shkollës do t’i kenë tekstet para vetes, diçka që është shumë e rëndësishme, diçka që në të kaluarën për fat të keq ka munguar. E shfrytëzoj këtë rast t’u kërkoj falje prindërve që më shumë se 15 vite më parë flisnim për kompjuter për çdo fëmijë, e sot pas 15 vitesh flasim për libër për çdo fëmijë, por ju premtoj se përmes një disipline të re, që është inteligjenca artificiale me të cilën do të njihen fëmijët tanë, do të mund të flasim për të ardhmen dhe për sfidat që ajo na i sjell”, ka thënë kryeministri.

Gjithashtu ai shprehu kënaqësi që për herë të parë pas 7-8 vitesh, nxënësit në shkollat anembanë Maqedonisë do të kenë mundësi që para vetes t’i kenë tekstet shkollore në gjuhë të huaja – anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht – diçka që është shumë e rëndësishme për të krijuar miqësi jashtë kufijve të atdheut tonë, Maqedonisë.

“Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë rast që t’i shpreh falënderim edhe ministres për gjithçka që ka bërë gjatë këtyre 15 muajve të kaluar, që sot të mund të flasim për atë për të cilën po flasim, sepse e di se sa orë takime kemi kaluar për organizimin që sot ta arrijmë këtë dhe e di gjithashtu se sa shumë orë takime e organizime na nevojiten për të arritur nivelin drejt të cilit synojmë dhe nivelin që u nevojitet më të rinjve tanë”, ka thënë kryeministri.

Ai falënderoi edhe kryetarin e komunës së Kisella Vodës që siç tha di se çfarë bën që komuna ta ketë këtë pamje që ka sot, dhe e di sa është ende ambicioz dhe ende ka plane të mëdha, jo vetëm për Kisella Vodën dhe Shkupin, dhe jam i bindur se në vitet që vijnë ai së bashku me ekipin e tij do t’i realizojë ato.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska tha se sot është një ditë e veçantë, sepse shkollat ​​janë plot me të qeshura, shoqërim, diçka që është shumë e rëndësishme. Ajo u uroi të gjithë nxënësve shumë suksese.

Mësuesve iu dëshiroi që ta bëjnë punën e tyre me shumë dashuri.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës, së bashku me qeveritë lokale në vend, periudhën e kaluar ka ndërmarrë hapa seriozë për të përmirësuar cilësinë e arsimit”, nënvizoi ministrja.

Kryetari i komunës, Orce Gjorgjievski, tha se sot do t’u shpërndahen çanta dhe materiale shkollore çdo nxënësi të klasës së parë në këtë komunë. Ai theksoi se investimi te më të vegjlit është investim në të ardhmen tonë.

“Dera e dijes është e hapur për ju sot”, u tha ai të rinjve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More