Mickoski: Kemi folur mjaft, por Taravari në vetvete është një zhgënjim i madh

nga Redaksia

Shkup, 1 qershor – Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski njoftoi se procedura për emërimin e ministrave të rinj në Qeveri duhet të përfundojë javën e ardhshme.

Në gjysmën e parë të korrikut, njofton ai, do të dihet edhe kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Mickoski komentoi edhe kritikat ndaj Qeverisë nga Arben Taravari, duke thënë se kreu i ASH-së për fat të keq përfaqëson një zhgënjim të madh.

“Për ministrat mendoj se javën e ardhshme do të përfundojë procedura. Ndërsa për Taravarin folëm mjaftë, ai vetë tregoi mjaftueshëm për veten e tij. Gjithçka që do të them unë do të jetë tepricë, fatkeqësisht mendoj se ai në vetvete është një zhgënjim i madh”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More