Shkup, 6 nëntor – Projeksionet e Qeverisë për inflacionin në vitin 2025 janë mes 3.5 dhe 4 për qind, theksoi kryeministri Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me projeksionet e Bankës Popullore për një normë më të lartë inflacioni krahasuar me parashikimet e mëparshme të kabinetit qeveritar, kryeministri tha se ka qenë e pritshme që këtë tetor inflacioni të jetë më i lartë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
“Presim që inflacioni këtë muaj të jetë disi më i lartë, për shkak se ai ishte shumë i ulët tetorin e kaluar për shkak të masave që morëm atëherë. Pra, baza është e ulët, por do të jetë në kuadër të 4 deri në 4.5 për qind. Për vitin 2025 pres që inflacioni vjetor të jetë mes 3.5 dhe 4 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm të jetë mes 2 dhe 3 për qind. Në këtë mënyrë planifikojmë t’i vendosim projeksionet tona.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
Projeksioni i Bankës Popullore është që inflacioni këtë vit të arrijë në 3.9 për qind.
