Mickoski: Nesër takohem me Taravarin – për mua bashkëpunimi i tij me BDI-në është i papranueshëm

nga Xh M

Shkup, 4 maj – Kryeministri, Hristijan Mickoski, deklaroi sot para gazetarëve se nesër do të zhvillojë takim me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për të dëgjuar drejtpërdrejt qëndrimin e tij pas zhvillimeve të fundit politike.

“Nesër do të takohemi. Do ta dëgjoj nga ai se cili është qëndrimi i tij”, tha Mickoski, duke shtuar se për të, bashkëpunimi i mundshëm mes Taravarit dhe BDI-së është “i papranueshëm”.

Këto deklarata vijnë në një kohë të tensionuar pas zgjedhjeve, ku lëvizjet e partive shqiptare janë duke u përcjellë me vëmendje.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se, rezultatet e zgjedhjeve lokale do të tregojnë nëse do të ketë nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që siç tha, qytetarët do të tregojnë se cila parti politike e meriton besimin e cila jo.

“Do të kemi zgjedhje lokale, disa muaj nga sot. Për më pak se 5 muaj prej sot do të kemi fushatë. Qytetarët do të tregojnë cila parti politike e meriton besimin, cila nuk e meriton. Cilët kryetarë të komunave, cilët këshilltarë. Në bazë të atyre rezultateve, tutje mund të miratojmë përfundime nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ose nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More