Microsoft do të investojë 1.5 miliardë dollarë në firmën e inteligjencës artificiale

nga Xh M

Microsoft do të investojë 1.5 miliardë dollarë në firmën e inteligjencës artificiale nga Emiratet e Bashkuara Arabe G42 duke i dhënë gjigantit Amerikan një pjesë të aksioneve dhe një vend në bordin drejtues të kompanisë.

Si pjesë e marrëveshjes, e cila u mbështet nga qeveritë Amerikane dhe të UAE-së, G42 do të përdorë shërbimet cloud të Microsoft për të operuar aplikacionet e saj AI.

Bashkëpunimi vjen ndërsa Uashingtoni përpiqet të adresojë avancimet teknologjike të Pekinit me SHBA që po vendos embargo ndaj kompanive Kineze të cilat nuk blejnë dot çipe AI.

SHBA-ja gjithashtu është shprehur e shqetësuar për investimet dhe bashkëpunimet në rritje me Kinës dhe vendeve të Gjirit. Në rastin e G42, kompania shiti investimet e saj në Kinë dhe filloi të zëvendësonte harduerin Kinezë me ato Amerikanë.

G42 dhe Microsoft thanë se do të sjellin së bashku infrastrukturën e avancuar të AI dhe dixhitale në vendet në Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore dhe Afrikë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More