Ministri irlandez i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen, takime në Tiranë

nga D. V.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpriti një delegacion të kryesuar nga ministri irlandez i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen, Thomas Byrne, i shoqëruar nga ambasadorja e Irlandës në Athinë, Ciara O’Floinn dhe ekipet e tyre.

Vizita përfshiu një takim midis delegacionit irlandez dhe aktorëve kyç shqiptarë të angazhuar në projektin e Prezencës “Forcimi i kapaciteteve të zbatimit të ligjit dhe prokurorisë dhe të bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore”, financuar nga qeveritë e Irlandës, Mbretërisë së Bashkuar, Norvegjisë dhe Italisë. Ministri zhvilloi, gjithashtu, një takim të veçantë me Kryetarin e Prezencës, ambasadorin Michel Tarran.

Përfaqësues nga Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës dhe OJQ-të që ofrojnë ndihmë të drejtpërdrejtë për viktimat e trafikimit ndanë informacion mbi situatën aktuale të trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri.

Ata paraqitën prioritetet kryesore, sfidat e vazhdueshme dhe progresin e arritur përmes bashkëpunimit të përforcuar ndërinstitucional, duke theksuar rezultatet konkrete të arritura falë veprimtarive të projektit për rritjen e kapaciteteve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More