Ministri për Çështje Evropiane Murtezani në takim me ambasadorin evropian Gir

nga D V

Shkup, 1 korrik – Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani dhe shefi i Delegacionit të BE-së në vend, ambasadori Dejvid Gir, sot në ambientet e Ministrisë për Çështje Evropiane do të mbajnë takim protokollar.

Pas takimit është paralajmëruar  konferencë e përbashkët për shtyp.

Me miratimin e Ligjit të ri për organizimin e punës së organeve të administratës shtetërore, ish-Sekretariati për Çështje Evropiane u shndërrua në Ministri për Çështje Evropiane, e cila do të koordinojë dhe harmonizojë punën e organeve të administratës shtetërore dhe organeve dhe institucioneve të tjera për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa  do t’i koordinojë edhe çështjet  për negociata për anëtarësim në BE.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More