Ministri Taravari viziton spitalin Bori, më moderni dhe me i madh në Sllovaki

nga D. V.

Shkup, 14 mars – Gjatë vizitës në Sllovaki, Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka vizituar spitalin më të madh në këtë vend “Bori”.

Taravari thotë në këtë spital është njoftuar me mjekësinë virtuale, e cila siç potencon, patjetër duhet implementuar edhe te ne.
“Vizita ime në Bratisllavë ka vazhduar në spitalin “Bori”, spitalin më të madh dhe më modern në Sllovaki, ku kam parë një prezantim të Mjekësisë Virtuale e cila padyshim është e domosdoshme të aplikohet sa më parë edhe në spitalet tona”, njofton Ministri, Arben Taravari.

Taravari thotë se puna dhe përvoja e spitalit “Bori” sigurisht se do të përcillen edhe në spitalet e vendit tonë falë memorandumit të arritur me Ministrinë e Shëndetësisë së RMV-së me atë të Sllovakisë  

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More