Ministria e Energjetikës: Përfundoi afati për mbështetjen financiare të konsumatorëve të cenueshëm

nga D. V.

Shkup, 4 shtator – Ministria e Energjetikës, Mineraleve dhe Minierave njofton se afati për aplikim në kuadër të programit të mbështetjes financiare për konsumatorët e cenueshëm të energjisë elektrike për vitin 2025 përfundoi më 30 gusht 2025.

“Ky program ishte i dedikuar për individët dhe familjet që bëjnë pjesë në kategorinë e konsumatorëve më të ndjeshëm ndaj kostove të energjisë dhe ka për qëllim të ofrojë ndihmë direkte për pagesat e energjisë elektrike”, thonë nga ministria.

Gjithashtu njoftojnë se së shpejti do të publikohet lista e përfituesve.

Ndërsa procedurat e verifikimit janë në përfundim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More