Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

nga D. V.

Këshilli i Ministrave miratoi sot rregulloren për përpunimin e të dhënave të udhëtimit.

Ky vendim përcakton rregullat, masën, përjashtimet nga sanksionet dhe procedurën për mbledhjen dhe administrimin e tarifës, që paguhet nga transportuesit që transmetojnë informacionin e udhëtimit në sistemet e Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit.

Vendimi zbatohet për të gjithë transportuesit tokësorë, ajrorë dhe ujorë, që operojnë në hyrje, dalje ose transit në territorin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me ligjin “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Financave, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Byroja Kombëtare e Hetimit, Shërbimi Informativ i Shtetit, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe Policia Ushtarake për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More