“Mirëmëngjes nga Komani e Shala” – Rama ndan pamje nga bukuritë e veriut të Shqipërisë

nga D. V.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit e tij në rrjetet sociale pamje mahnitëse nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës, dy nga destinacionet më të njohura të turizmit natyror në Shqipëri.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor, ju uroj ditë të mbarë”, shkroi Rama në postim, duke e shoqëruar me fotografi nga zona.

Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës janë kthyer në simbole të turizmit të Shqipërisë, duke tërhequr turistë vendas dhe të huaj përmes natyrës së paprekur, udhëtimeve me varka dhe mikpritjes tradicionale.

Postimi i kryeministrit vjen në kuadër të promovimit të vazhdueshëm të potencialit turistik të Shqipërisë. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/ediramaal/posts/1329174065244918?ref=embed_post

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More