Mjekoi Dumanin në arrati, rrëfehet kirurgu: Më thanë të mos tregoj se ç’pashë

nga L. M

Një mjek kirurg rrëfeu në Gjykatën e Posaçme, si kishte vizituar në fshehtësi në një apartament në Fier të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani, teksa kishte një plagë të freskët plumbi në trup.

I thirrur nga SPAK në procesin ndaj të akuzuarve të dosjes “Plumbi i artë”, mjeku Julian Malaj tha se nuk e njihte personin që kishte vizituar dhe as që e dinte se ishte Nuredin Dumani.

Në të njëjtin apartament Dumani u arrestua nga policia, ku po fshihej pas atentatit ndaj tij në aksin rrugor Elbasan-Peqin, për të cilin vetë i penduari ka treguar se ka shquar Talo Çelën mes atentatorëve.

Nga karrigia e dëshmitarit kirurgiu tha se kishte qenë ora 09:30 kur e kishte telefonuar dikush dhe e kishte kërkuar për një vizitë në shtëpi.

“Më mori me makinë një person që nuk e njihja, që çalonte. Më çoi në ca rrugica që nuk po i kuptoja se ku po shkoja. U futëm në një garazhe më pas përdorëm ashensorin për t’u ngjitur në një apartament. Aty më thanë që çfarë do shikosh atje nuk do e tregosh, nuk ke punë me fjalë jashtë”, rrëfeu dëshmitari.

Më tej ai tha se në apartament në një shtrat kishte parë një person të fashuar në pjesën shpinës.

“Ishte një kaçurrels. Unë thashë që ky është për operacion. Ai kishte një plagë me armë zjarri pranë shtyllës kurrizore. Kishte vetëm plagë hyrëse. Plumbi kishte hyrë, por nuk kishte dalë. Nuk mund ta kuptoje trajektore, por mendova se mund t’i kushte prekur edhe mushkërinë”, u shpreh Malaj.

Duke ju referuar ashensorit, kirurgu tha se apartamenti ishte në kat të pestë, por se në cilën zonë të Fierit nuk mund ta lokalizonte.

Sipas tij, në apartament në të njëjtën kohë ishte edhe Bledar Bërdalli, një teknik laboratori, si edhe një vajzë. “Unë nuk fola me të plagosurin, tha dëshmitari në përgjigje të pyetjeve. As një minutë nuk zgjati qëndrimi im aty. Kur u ktheva për në spital pashë një mjet që më ndiqte nga pas. Edhe në shtëpi shkova me frikë atë ditë”, tregoi ai.

Pas arrestimit të Nuredin Dumanit, marsin e vitit 2024, mjeku Malaj dhe 3 persona të tjerë u proceduan penalisht nga Prokuroria e Fierit për “moskallëzim krimi”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More