Moldavia mes BE-së e Rusisë/ Maia Sandu në epërsi ndaj rivalit pro-rus

nga Xh M

Në Moldavi u votua në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale mes presidentes pro-perëndimore në detyrë Maia Sandu dhe rivalit të saj miqësor ndaj Rusisë. Ky proces shihet si një zgjedhje midis Evropës dhe Rusisë.

Rezultatet paraprake nxjerrin në epërsi Presidenten pro-europiane të Moldavisë, Maia Sandu,e cila duket se po shkon drejt mandatit të saj të dytë. Megjithatë avantazhi është I ngushtë, pasi ish-kryeprokurori Alexandr Stoianoglo, i cili mbështetet nga Partia pro-ruse e Socialistëve ka arritur të marrë shumë vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se teksa janë numëruar më shumë se 90% e votave, presidentja Sandu është ne epërsi kryesisht nga votat e emigrantëve. Rezultati përfundimtar do të shpallet të hënën.

Votimi në Moldavi përfundoi në orën 21:00, me një pjesëmarrje prej 54% më të lartë se katër vjet më parë, dhe veçanërisht e lartë midis votuesve emigrantë në qendrat e votimit jashtë vendit.

Zgjedhjet u shoqëruan me pretendime të vazhdueshme për mashtrim dhe frikësim të votuesve, që kërcënojnë demokracinë në vendin kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Alexander Stoianoglo, i cili u shkarkua si prokuror i përgjithshëm nga Sandu, ka mohuar të jetë pro Kremlinit.

Ndërsa qendrat e votimit u mbyllën, si Maia Sandu ashtu edhe rivali i saj falënderuan votuesit, ndërsa Stoianoglu fliste në rusisht dhe në rumanisht. Megjithëse rumanishtja është gjuha kryesore e Moldavisë, rusishtja flitet gjerësisht për shkak të së kaluarës sovjetike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More