Mot i paqëndrueshëm, reshje shiu në formë shtrëngatash

nga D. V.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë do të ndikohet gjatë ditës së sotme nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimesh.

Nga orët e para të ditës dhe deri në orët e vona të pasdites, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.

Pas orëve të pasdites dhe orët e vona të mbrëmjes, parashikohet reshje shiu me intensitet mesatar në të gjithë territorin ndërsa në zonën e jugut reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave  pritet të fitojë shpejtësi deri 15 m/sek , me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër10/19Re shi diell
Kukës5/15Re shi diell
Lezhë10/20Re shi diell
Dibër9/15Re shi diell
Durrës10/19Re shi diell
Tiranë12/20Re shi diell
Elbasan9/20Re shi diell
Berat12/20Re shi diell
Vlorë11/22Re shi diell
Korçë6/14Re shi diell
Gjirokastër9/19Re shi diell
Sarandë12/21Re shi diell

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More