Mot i paqëndrueshëm sot, stabilizim prej të mërkurës, për fundjavë përsëri shi

nga D. V.

Shkup, 19 gusht – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Në disa vende do të ketë paraqitje të vranësirave të paqëndrueshme me të reshura të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 19 gradë, ndërsa maksimalja do të jetë prej 26 deri në 32 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht i vranët me periudha me diell, do të fryejë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri në 18, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 32 gradë.

Sipas parashikimeve të DPHM-së, prej të mërkurës deri të premten pritet mot i qëndrueshëm me rritje të temperaturave ditore. Në ditët e fundjavës, përsëri do të ketë kushte për reshje të herëpashershme lokale dhe bubullima të rralla, ndërsa temperaturat ditore do të jenë në rënie.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More