Shkup, 2 shtator – Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të matura lokale. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në itnerval prej 9 deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 28 deri 37 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të matura lokale, me erë të dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të zbresë deri 15, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 34 gradë.
Të mërkurën dhe të enjten moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, vende-vende jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, lokalisht në formë të motit të lig. Më pas do të pasojë stabilizimi i motit.