Mot me vranësira me temperatura nën zero, borë në pjesët jugore dhe jugperëndimore të vendit

nga D V

Shkup, 14 janar  – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe ftohtë me borë kryesisht në pjesët jugore dhe jugperëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -8 deri në -1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga -3 deri në 3 gradë.

Në Shkup mot me vranësira dhe ftohtë me kushte për rënie të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në -3, ndërsa maksimalja do të arrijë 3 gradë.

Sipas DPHM-së në ditët në vijim na pret mot stabil dhe i ftohtë, me temperatura të ulëta të mëngjesit të cilat për shkak të kthjellimit plotësisht do të bien dhe në disa vende do të bien nën -10 gradë.

Nga mesi i javës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More