Moti do të jetë me diell deri të mërkurën, nga e enjtja ndryshim i motit

nga D. V.

Shkup, 23 shtator – Moti sot do të jetë kryesisht me diell me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Mëngjesi do të jetë më i freskët. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 6 deri në 14 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri 33 gradë.

Në Shkup, mot i ngjashëm me temperaturë minimale deri në 12 gradë ndërsa maksimalja deri në 33 gradë.

Deri të mërkurën do të mbetet moti kryesisht me diell dhe i ngrohtë për këtë kohë të vitit, ndërsa nga pasditja e së enjtes do të pasojë një periudhë moti me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut. Të premten, shiu do të shoqërohet me bubullima lokale, dhe do të fryjë erë juglindore mesatare deri e fortë. Temperatura gjatë ditës do të jetë në rënie, veçanërisht në ditët e fundjavës. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More