Moti me reshje intensive, policia shton shërbimet në rrugë

nga D. V.

Policia e Shtetit njoftoi sot se ka shtuar prezencën e shërbimeve në rrugë dhe në zonat e përfshira nga moti i keq.

Policia njoftoi apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme, si dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në rrugë, me automjete, motomjete apo me këmbë.

“Shmangni lëvizjet e panevojshme dhe lëvizjet në akset që paraqesin rreziqe; Respektoni sinjalistikën rrugore;  Moderoni shpejtësinë, mbani distancën e duhur me mjetet e tjera, mos kryeni parakalime të gabuara, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse. Në çdo rast nevoje, qytetarët të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, njoftoi policia.

Policia bëri të ditur se Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, Ministrinë e Mbrojtjes dhe institucionet e tjera, janë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast që paraqet rrezik për përdoruesit e rrugës dhe për banorët në zonat ku është parashikuar që të ketë reshje të dendura shiu.

Firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve po punojnë për të pastruar inertet e rëna si pasojë e reshjeve të dendura dhe për zbllokimin e disa segmenteve të bllokuara nga shkarja e dherave dhe e gurëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More