Moti në Shqipëri, vranët dhe reshje në formë të shtrëngatave

nga D. V.

Dita e martë në Shqipëri parashikohet me mot fillimisht me kthjellime e vranësira në shtim mesatare dhe hera-herës deri të dendura prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se në momentin e vranësirave të dendura në relievet kodrinore – malore do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët.

Në periudha afatshkurtra këto reshje në këto zona në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe në mënyrë të izoluar breshër.

Përgjatë vijës bregdetare reshjet do të jenë lokale, tepër afatshkurtra dhe të dobëta. Prej orëve të pasdites ka ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin.

Era nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/s.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More