Moti sot në Shqipëri

nga D. V.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë territori i Shqipërisë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh në pjesën e parë të ditës kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore  e vranësira mesatare deri të dendura në relievet malore në verilindje e juglindje të territorit.

Vranësirat nga orët e mesditës parashikohen të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët e hera-herës lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurta kryesisht në jug. Nga orët e mbrëmjes reshjet humbasin territor dhe bëhen të karakterit lokal në veri.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 6m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrjë deri 15m/s, me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut si dhe në orët e para të mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore.

Temperaturat parashikohen nga 5 në 22 gradë Celsius.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More