MPB: 198 sanksione për kundërvajtje në komunikacion

nga D V

Shkup, 4 qershor – Gjatë ditës së djeshme në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 13:00 nga sektorët  e punëve të brendshme dhe ekipet patrulluese të përbëra nga nëpunës policorë të Departamentit të policisë së uniformuar, është kryer një kontroll  në fushën e qarkullimit rrugor në territorin e gjithë vendit, ku janë shqiptuar 198 sanksione për kundërvajtje në komunikacion.

MPB njofton se gjatë kontrollit janë sanksionuar 33 drejtues mjetesh për drejtim të paligjshëm të mjetit, tetë kanë qenë duke vozitur pa patentë shofer… 55 automjete janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik, ndërsa te 16 janë konstatuar defekte teknike.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksojnë nga MPB-ja. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More