Shkup, 7 tetor – Një person është plagosur pasdite në rrugën prapra komunës së Kumanovës, pasi ndaj tij është shtënë nga një makinë në lëvizje.
MPB ka njoftuar se bëhet fjalë për Z.SH (43) nga Sllupçani, komuna e Likovës dhe i njejti është transferuar në spital.
“Sot në orën 13.54 në SPB Kumanovë është denoncuar se në udhëkryqin mes rrugëve ‘Dimitrije Tucoviq’ me rrugën ’11 Oktomvri’ në Kumanovë, dy persona në lëvizje me armë zjarri kanë shtënë ndaj makinës “golf” e drejtuar nga Z.Sh (43) nga fshati Sllupçan, komuna e Likovës, i cili është plagosur dhe më pas dërguar në spital”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Ekipet e policisë janë në terren duke kryer inspektim, dhe është bllokuar rruga “11 Oktomvri”, ku përveç ndërtesës së qeverisjes vendore ndodhen të gjitha institucionet e rëndësishme – gjykata, policia, posta etj.
MPB me detaje për plagosjen në Kumanovë
214
Postimi i mëparshëm